Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të miratojë propozimin e Anti-Korrupsionit për ndërprerje të përhershme të masës së Balancuesit.
Pas vendimit, kryetari i gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski deklaroi se vendimi nuk është marrë për të shkurtuar të drejtat e ndonjë etnikumi.
Tha se Gjykata Kushtetuese nuk konsultohet me asnjë politikan ose subjekt para asnjë vendimi.
Thotë se si masë, balancuesi ishte e nevojshme në atë kohë kur u vendos, respektivisht pas luftës së 2001-shit sepse asokohe kishte anomali në sistem.
Sipas kreut të kushtetutës, vendimi kaloi me shumicë votash.
Kujtojmë para se të ndërpritet, masa e Balancuesit pësoi edhe korigjime edhe atë në përqindje.
Asokohe, ministri i Administratës, Minçev vendosi që punësimet në institucionet e sektorit publik të ndahen: maqedonas nga 54.21% në 58.44%, shqiptarë nga 29.52% në 24.30%, turq nga 3.98% në 3.86%, romë nga 2.34% në 2.53%, serbë nga 1.18% në 1.30% dhe vllehë nga 0.44% në 0.47%.
Ndryshe masa e balancuesit u vendos pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe erdhi si shkak i mungesës së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në sektorin publik. Qëllimi ishte që të barazpeshonte përfaqësimin e drejtë në administratën publike. /tvklan.mk