Zekolli hesht! Kaloi 4 tetori, s’ka nënshkrim me Prishtinën për rrugën Tetovë-Prizren!

Asgjë nga parlajmërimet e zv ministres për Transport dhe Lidhje Kaltrina Zekolli se me 4 tetor do të firmoset marrëveshje projektimi per rrugën Tetovë Prizren dhe se do të formohen grupe pune.

Sot është data 10 tetor dhe nuk kemi marr as përgjigje nga kabineti i zv ministres se pse nuk u realizua parlajmërimi i saj.

Ndryshe në kohën kur ajo parpajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes e njejta u përgënjeshtrua nga zv ministri kosovar I transpoortit Hysen Durmishi.

“Mesiguri është ndonjë keqkuptim procedural për shkak se ne kemi nënshkruar një marrëveshje Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për financimin e hartimit të projektit kryesor të tunelit në rrugën Prizren-Tetovë. Nuk ka nevojë për nënshkrim të marrëveshjes së re por e kemi obligim sipas që ti formojmë grupet e punuese nga pesë persona nga të dya palët të cilat grupe punuese më pastaj do ti ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm deri në hartimin e projektit kryesorë”, kishte deklarur për Klan Maqedoni Durmishi.

Pas kësaj deklarate të Durmishit kishte reaguar zv ministrja Zekolli e cila kishte reteruar nga qëndrimet e saj parpake.

”Ne nuk kemi mohuar as nuk mohojmë ekzistencën e një memorandumi mes Ministrisë së Transportit të RMV-së dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës sa i përket rrugës Tetovë-Prizren.
Megjithatë, që nga janari i vitit 2024, asnjë progres konkret nuk është bërë në zhvillimin e këtij projekti të rrugës aq jetike për qytetarët e dy vendeve tona. Në koordinim me Ministrin Liburn Aliu, kemi vendosur që së shpejti të nënshkruajmë një marrëveshje projektimi dhe të krijojmë një grup punues”
, kishte shkruar Zekolli.

Përveç Durmishit, kundër qëndrimeve të Zekollit ka dalë edhe ish zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, i cili ka rikujtuar momentin e nënshkrimit të marrëveshje mes dy ministrive për projektin në fjalë.

Në atë kohë tani më ish zv ministri  i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi së bashku me Liburn Aliun nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës Tetov-Prizren, andaj sic thonë autoritet e Kosovës nuk ka nevojë për një marrëveshje të re mes dy vendeve. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share