“Prespa” ishte kryevepër, le ta përsërisim!
Të aplikojmë formulën e njëtë që u zbatua me marreveshjen Prespës me Greqinë në zgjidhjen e konstestit me Bullgarinë propozon kryeministri Hristijan Mickovski .
Mickoski beson se është më mirë të negociohet sesa të mos negociohet. Ai ka theksuar se gjithçka që ka ndodhur në dekadat e kaluara ka krijuar një lloj zhgënjimi tek qytetarët “dhe ai zhgënjim sot është i madh, sepse Korniza aktuale negosuese nuk ka një qëllim të qartë me të cilën shifet një dritë në fund të tunelit”.
“ Qëndrimi ynë për veprimin e shtyrë nuk është gjë tjetër veçse një formulë që funksionoi si Marrëveshja e Prespës, e cila thoshte se ndryshimet do të hynin në fuqi kur parlamenti grek të ratifikonte protokollin e anëtarësimit të vendit në NATO. Thonë se Marrëveshja e Prespës ishte një kryevepër e diplomacisë, le ta përsërisim atëherë – ndryshimet kushtetuese do të vlejnë kur parlamenti bullgar të ratifikojë marrëveshjen e anëtarësimit në BE. Nëse kjo është e mirë, le ta kopjojmë dhe ta zbatojmë atë”, theksoi Mickoski.
Kryeministri Hristijan Mickoski, në studion e hapur “100 ditë Qeveri” në Televizionin shteteror, i pyetur për thirrjen e liderit të opozitës, Venko Filipçe, për të informuar për planin për tejkalimin e problemit me Bullgarinë, theksoi. se kur të ketë detaje të reja, opozita nuk do ta përsërisë gabimin e LSDM-së kur ata ishin në pushtet dhe e detyruan procesin vetë pa informuar dhe pa u konsultuar me opozitën.
“Nuk po e përsërisim të njëjtin gabim dhe nuk do ta përsërisim. Kur ka diçka për të cilën duhet të informohet opozita, atëherë më besoni do ta informojmë menjëherë. Domethënë kur të ketë progres ne do ta ndajmë me opozitën. Tani për tani, gjithçka ka të bëjë me pozicionimin dhe vendosjen e lojës dhe nuk ka lëvizje”, tha Mickoski.
Mickoski theksoi se përderisa është kryeministër nuk do të hyjë kurrë në një proces vendimtar për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve, në të cilin opozita dhe partitë tjera politike nuk do të jenë të njohtuara. /tvklan.mk