Pamje nga ajri! Gjurmët që lanë vërshimet në vendin më të prekur në Bosnje dhe Hercegovinë

Në natën e së enjtes në të premte vërshime katastrofike dhe rrëshqitje të dheut goditën zonat e Jabllanicës dhe Konjicës, duke marrë shumë jetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Përroi i ujit çoi gjithçka përpara, shtëpi, rrugë, prona të tëra. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të zhdukur sot, dhe Buturovic Polje është shkëputur nga rruga kryesore.

Dje ekipi i portalit Vijesti.ba ka hyrë në Buturovic Polje, vend që për nga numri i viktimave dhe dëmet materiale ka qenë më i godituri nga vërshimet e rrëmbyeshme pas Jabllanicës.

Përveç shpëtimtarëve, në terren ka edhe makineri të mëdha. Në mesin e tyre janë makinat e sipërmarrësit Novi Pazar me adresë në Slloveni, Fehim Selek, ekskavatorët e të cilit mund të shihen në video, por edhe makineritë e shumë kompanive të tjera.

Në vazhdim Vijesti ka sjellë fotografitë ajrore që tregojnë më së miri gjendjen në fushën e Buturoviqit katër ditë pas përmbytjeve të tmerrshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share