NDËRRON JETË FOSHNJA 14 MUAJSHE – PRINDI AKUZON MJEKËT PËR NEGLIZHENCË!
DISA HERË ËSHTË DËRGUAR NË SPITAL – I REFUZOHET HOSPITALIZIMI!
Herët në mëngjes, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ka ndërruar jetë një foshnje 14 muajshe.
Mediat njoftojnë se sipas njoftimeve të punonjësve të Klinikës dhe deklaratës së babait të viktimës, prindërit disa herë e kanë dërguar foshnjen në spital, por u është refuzuar hospitalizimi.
Sipas “Sloboden Peçat”, I ati I viktimës ka deklaruar se përkundër situatës së përkeqësuar, foshnja është kthyer në shtëpi pa trajtimin e duhur. Pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta shtruar në spital, prindërit e kanë dërguar në Spitalin e Kozles, ku situata është përkeqësuar dhe është pranuar në kujdesin intensiv të Klinikës për Fëmijë. Aty, përkundër përpjekjes së mjekëve, foshnja ndërron jetë si pasojë e bronhopneumonisë.
Për rastin në fjalë janë prononcuar edhe nga MPB-ja. Sipas policisë, herët në mëngjes, në Klinikën për Fëmijë në Kozle 29-vjecari me iniciale V.S dhe vëllai I tij kanë dëmtuar inventarin e spitalit.
MPB
“Sot në SPB – Shkup është denoncuar se rreth orës 04.50 në Klinikën për Fëmijë në Qendrën Klinikë “Nënë Tereza”, V.S (29) nga fshati Goshincë dhe vëllai I tij B.S (35) kanë dëmtuar inventarin e spitalt pasi kishte ndërruar jetë vajza njëvjeçare e V.S, e cila, sic ishte denoncuar ishte sjellë me Urgjencë në Spital rreth orës 03.45. Po merren masa për zbardhjen e rastit”
Drejtori i Klinikës Rexhep Memedi ka konfirmuar vdekjen e foshnjës 14 muajshe duke pohuar se të gjithë organet janë duke punuar për të konstatuar faktet.
Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar ka paralajmëruar mbikqyrje të jashtëzakonshme në Klinikën për Fëmijë dhe në Spitalin e Kozles.