SPB Tetovë me detaje për aksidentin e rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, ku mbeti i vdekur një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasditës së sotme ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar, në autostradën Shkup-Tetovë, njofton Klan M.

“Më datë 28.09.2024 rreth orës 20:30, në SPB Tetovë është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të qytetit të Shën Nikollës i drejtuar nga V.Z.(24) nga Shën Nikolla, ka dalë nga rruga në Autostradën Tetovë-Shkup dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës së Tetovës. Me urdhër të Prokurorit publik trupi i pa jetë do të dorëzohet për obduksion.

Inspektimi në vendin e ngjarjes është duke kryer ekipi i SPB Tetovë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share