Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, derisa bëri të ditur se para kthimit në Bruksel, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Lajçak përmes një shkrimi në platformën X ka thënë se i vlerëson idetë dhe rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përcjell Klankosova.tv.
“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Lajçakut. /klankosova