Gostivari “thyen” Shkëndijën, ndalen Shkupi dhe Struga

Gostivari i shkaktoi humbjen e parë sezonale Shkëndijës. Në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Maqedoninë e Veriut, tetovarët u mposhtën në transfertë me rezultatin 3-1.

Kjo fitore e ngjit Gostivarin në krye të renditjes me 15 pikë, ndërsa Shkëndija zbret në vendin e dytë me 14 pikë të grumbulluara.

Dy skuadrat e tjera shqiptare pretendente, nuk shkuan më shumë se barazimi. Shkupi u ndal nga Besa 1976, ndërsa me rezultatin 1-1 u mbyll edhe Voska Sport-Struga.

Takimet e tjera, Pelister-Rabotnicki dhe Brera Strumica-Tikves, u mbyllën në barazim pa gola.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share