Toshkovski: Ramuka është shkarkuar shkaku i skandalit me dasmorët e Gashit në kufi

Naim Ramka është shkarkuar nga posti shef i polocosë kufitare veri shkaku i skansalit me kreun e parlamentit dhe dasmoret të cikët kaluan kufirin pa kontrollin rutinor, ka konfirmuar sot ministri i brendshem Pance Toshkovski.

Sipas tij askush nuk do të jetë mbi ligjin.

” Në përputhje me të gjitha kontrollet e përcaktuara nga ana e kontrollit të brendshëm, është ngritur një procedurë për përgjegjësi disiplinore lidhur me lëshimin e disa automjeteve që ishin të ndërlidhura me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, është ngritur procedurë disiplinore, dhe me këtë rast, nuk iu vazhdua urdhri që i ishte dhënë paraprakisht për të kryer detyrën si kryeshef i pikës kufitare veri,” tha ministri i Punëve të Brendshme, Pance Toshkoski.

Sa i përket zëvendësimeve të fundit në MPB, ku pozita të mëparshme të mbajtura nga shqiptarët janë zëvendësuar nga maqedonas, Toshkoski u përgjigj se shkarkimet bëhen për ata që kanë kushtet për t’u shkarkuar, ndërsa emërimet për ata që plotësojnë kushtet.

“Shkarkohen ata që kanë kushte për t’u shkarkuar, ndërsa emërohen të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për të qenë të emëruar. Këtu ka edhe shqiptarë, edhe maqedonas, edhe turq, edhe romë, edhe vlleh. Kështu që nuk e di çfarë të ju them më shumë,” shtoi Toshkoski.

Ndërkohë, lidhur me akuzat e LSDM për lirimin e truprojës së kryeministrit Hristijan MickoskiToshkovski nga fajsia per incidentin ku i njeti kishte sulmuar fizioishte nje kolege te tij tha se gjithecka eshte konform dispozitave te parapara ligjore.

“I inkurajoj që të mos shpërndajnë dezinformata dhe që të tregojnë gjendjen faktike ashtu siç është. Në momentin kur sektori për kontroll të brendshëm përcaktoi nevojën për ngritjen e një procedure adekuate, personi për të cilin ishte interesuar opozita u suspendua nga MPB-ja deri në përfundimin e procedurës. MPB-ja ka ngritur procedurë penale përpara institucioneve përkatëse, dhe prokurori publik ka përcaktuar që personi duhet të lirohet nga përgjegjësia. Kontrolli i brendshëm ka vendosur që për këtë person nuk ka kushte për të qenë i sanksionuar në kuadër të procedurës që ishte ngritur. Kjo do të thotë që me përfundimin e procedurës, çështja përfundoi edhe në MPB,” sqaroi Toshkoski.

LSDM ka dy dite qe kerkon pergjegjesi nga Toshkovski per rastin me truprojen e Mickoskit. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share