Të akuzuarit për vrasjen e Vanja dhe Zhezhovskit deklarohen të pafajshëm

TUFEGXHIQ: BABAI I VANJËS, VIKTIMË E KËSAJ HISTORIE TRAGJIKE

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, sot nisi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit. Sipas aktakuzës, të pandehurit kishin organizuar një plan të detajuar për rrëmbimin e Vanjës, për të detyruar një anëtar të familjes të ofronte një shpërblim. Në përpjekjen e tyre, ata kishin mbledhur informacione nga babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, që i ndihmuan në realizimin e planit. Dëshmitarët tregojnë se të akuzuarit ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe kishin planifikuar çdo detaj, duke e ditur se Vanja do të shkonte vetë në shkollë në ditën e ngjarjes.

”Babai kishte ndihmuar më informacione se kur Vanja shkon në  shkollë .  Të akuzuarit njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin hartuar një plan për rrëmbim në mënyrë që të detyronin një anëtar të familjes të jepte një shpërblim. Ata e dinin që çdo të premte Vanja shkon në shkollë në  orë e parë  të  mësimit, kurse motra e saj e vogel Minja në  orën e dytë  të  mësimit. Të premten, ata dështuan në planin e tyre, sepse kishte një turmë. Të dielën, ata e dinin që të hënën, më 27 nëntor, Vanja do të shkonte vetëm në  orën e parë  të  mësimit, gjë që ishte një përjashtim. Ata e prisnin në bodrum në hyrje dhe kur Vanja doli nga ashensori e kishin kapur. Ajo është futur në një çantë në bagazhin e “Citroen”-it dhe janë nisur drejt Kaçanicki Pat. Palço i priste dhe u drejtuan për në fshatin Dupki, afër Brazdës, ku vranë Vanjën në orën 9:30. Ata e varrosën në një gropë të hapur, i vunë zjarrin Citroen dhe u larguan me një Renault Kangoo”, thuhet në aktakuzë.

Megjithatë, mbrojtja e Aleksandrit po pretendon se ai është viktimë në këtë histori. Avokati i tij, Vladimir Tufegxhiq, theksoi se nuk ka prova që lidhin Aleksandrin me aktin e vrasjes dhe se ai ka vepruar për të mbrojtur fëmijët e tij, duke u angazhuar në një hetim të pavarur pas zhdukjes së Vanjës.

”Veprimet e tij drejt një hetimi të pavarur janë keqpërdorur dhe keqinterpretuar. Ai ishte në komunikim të përditshëm me fëmijët e tij. Aleksandri është viktimë, ai është dëmtuar në këtë procedurë, unë pretendoj se çdo prind që do t’i ndodhte diçka e tillë do të bënte pikërisht të njëjtën gjë që bëri, do të bënte hetimin e tij të pavarur. Ju jeni dëshmitarë se aktakuza bazohet në provat e marra nga Aleksandar, me dijeninë dhe pëlqimin e policëve, të cilët po kërkoj të hetohen për të parë se si e kanë kryer procedurën” Avokat-Vlladimir Tufegxhiq.

Për herë të parë, u deklarua edhe Palevski, i cili është i akuzuari i parë si planifikues dhe autor i vrasjes.

Fëmija është rrëmbyer për ta vrarë, nga nëna nuk është kërkuar shpërblim, kjo del nga provat e prokurorisë”, tha Ljupço Palevski Palço.

Palço pretendon se nuk ka asnjë gjurmë të tij dhe se provat po keqpërdoren për të ngritur një çështje të montuar politikisht kundër tij. Ndryshe, 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor 2023. Trupi i pajetë i Vanjës është gjetur në afërsi të fshatit Brazda të Shkupit. Zhdukjen e saj e kishte denoncuar nëna e saj. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share