Sot fillon gjykimi kundër Ljupço Palevski Palço për vrasjen e Vanjës

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot filloi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Prokuroria kërkoi që publiku të përjashtohet nga i gjithë diskutimi kryesor për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Prokurori publik para fillimit të seancës, doli me propozim që publiku të përjashtohet nga e gjithë seanca kryesore, siç theksohet për mbrojtjen e jetës private të të dëmtuarës Zorica, nënë e të ndjerës Vanja Gjorçevska. Avokati i të dëmtuarës Zorica dhe motrës së Vanjës, paraprakisht ka parashtruar kërkesë për përjashtimin e publikut nga e gjithë seanca publike. Gjithsesi, gjykata vendosi që kërkesa të hidhet poshtë.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale këtë muaj mori vendim për bashkim të procedurave të të akuzuarve, pasi Prokuroria Themelore Publike së pari ngriti aktakuzë kundër katër personave, ndërsa pastaj edhe për të dyshuarin e parë Lupço Palevski për të cilin u prit ekstradim nga Turqia, për grabitjen e dyfishtë dhe vrasjen mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhexhovski nga Velesi.

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla.

Sipas Prokurorisë, më 22.11.2023, i akuzuari bashkë me edhe tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitje të të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të 14-vjeçares në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share