Shangai goditet nga tajfuni më i fortë në 75 vjet

Qindra-mijëra njerëz janë evakuuar pasi një tajfun i fuqishëm goditi Shangain. Sipas qendrës meteorologjike të Kinës, tajfuni “Bebinca” goditi zonën bregdetare në lindje të Shangait.

Referuar mediave shtetërore kineze, kjo është stuhia më e fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet. Si masë paraprake, më shumë se 400 mijë njerëz në Shangai u zhvendosën të dielën në mbrëmje.

Qindra fluturime u anuluan pasi dy aeroportet kryesore të qytetit ndaluan të gjitha udhëtimet. Gjithashtu edhe lëvizjet me tren u anuluan dhe autostradat u mbyllën. Një kufizim i shpejtësisë 40 km/h u vendos në rrugët brenda qytetit.

25 milionë banorët e Shangait janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi përpara mbërritjes së stuhisë. Është shumë e rrallë që Shangai të goditet drejtpërdrejt nga tajfunët e fortë, të cilët tentojnë të zbresin në jug të Kinës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share