Dy avionë ishin afër përplasjes në qiell mbi Shkup, Agjencia e Aviacionit Civil është duke hetuar rastin

Agjencia e Aviacionit Civil (AAC) ka konfirmuar se është duke vepruar sipas pretendimeve për një incident më 7 shtator, kur dy avionë shmangën përplasjen për pak në Shkup.

Sipas autoriteteve të aviacionit, çdo situatë e tillë duhet të hetohet tërësisht. Fillimisht kontrollin e trafikut ajror e kryen M-NAV, e cila ka për detyrë raportimin e situatës. Më pas, AAC vlerëson seriozitetin e incidentit dhe vendos nëse është incident i thjeshtë apo i rëndë. Në rast incidenti të rëndë, hetimi ndërmerret nga Komisioni për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve të Rënda.

Sipas të dhënave nga faqja e gjurmimit të fluturimeve “Flytradar24”, aeroplanët e “Turkish Airlines” dhe “Sanexpress” më 7 shtator rreth orës 18:32 mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për pak kanë shmangur një përplasje. Fluturimi i “Turkish Airlines” ishte nga Madridi për në Stamboll, ndërsa avioni i “Sunexpress” fluturonte për në Londër.

Flightradar24 thotë se 30 sekonda para se të ndaheshin, dy avionët ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 këmbësh. Njëri prej avionëve më pas u ngjit në 36,325, ndërsa tjetri zbriti në 35,475. Sipas rregullave, avionët duhet të mbajnë një ndarje minimale vertikale prej 2000.

Nuk është ende e qartë nëse kjo situatë është shkaktuar nga udhëzimet e kontrollit të trafikut ajror apo rezultat i gabimit të pilotit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share