Afati i fundit për ndërrimin e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues është 31 dhjetori i vitit 2024

Vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në pajtim me ndërrimin e Ligjit për Siguri në Komunikacionin rrugor, është në përfundim më datë 31.12.2024.

MPB sot u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët ende kanë patentë shoferë me emrin e vjetër kushtetues, ta rinovijnë patentë shoferin e tyre, para skadimit të afatit, me qëllim të mos krijohen turma të panevojshme.

“Të gjitha kapacitetet e Ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’i shërbjenë qytetarët ti ndërrojnë patentë shoferët e tyre në afatin e paraparë deri më 31.12.2024, pa vonesa dhe pa turma”, bënë të ditur nga MPB-ja.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share