Zjarri i cili ka shpërthyer para disa ditësh në territorin e Mariovës së Prilepit është përshkallëzuar gjatë ditës së djeshme. Në një moment vija e zjarrit ishte më e gjatë se 20 kilometra. Për këto arsye dje është takuar Shtabi i Krizave të Komunës së Prilepit, njoftoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.
Siç informoi Angelov, për sot janë dakorduar më shumë masa dhe aktivitete.
“Herët në mëngjes në vendin e zjarrit kanë arritur 25 policë, 70 pjesëtarë të ushtrisë, 40 punonjës të Pyjeve Kombëtare dhe më shumë se 60 zjarrfikës. Më shumë se 195 profesionistë janë në zonën rurale”.
“Për shkak të dukshmërisë së zvogëluar, tymit të dendur, përdorimi i helikopterit nuk është i mundur. Edhe traktori i ajrit të DMSH-së nuk do të mund të funksiononte nëse nuk përmirësohen kushtet”, shtoi Angelov.
Në territorin e shtetit gjatë ditës së djeshme kanë rënë gjithsej 27 vatra, nga të cilat 4 janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 21 janë shuar plotësisht.