Rama: BE e kuptoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor kur nisi lufta në Ukrainë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndërsa ishte i pranishëm në Pragë, mori pjesë në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 – Bisedë me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”.

Gjatë diskutimit kreu i qeverisë theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

Por sipas tij edhe vetë BE e kuptoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Europës, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

“Duke e bërë njësoj si komunistët njëherë e një kohë që na thonin se vendi ynë është në parajsën tokësore, horizonti ynë është atje, një ditë do të mbërrijmë. Realiteti është se goditi fort lufta në Ukrainë, tronditi status-quon. BE nisi të ndërgjegjësohej gjithmonë e më shumë se sa i rëndësishëm është Ballkimi perëndimor. Duhet të them që Ursula Vvon der Lyen luajti rol kryesor”, tha Rama.

Ndërsa i pyetur për kërcënimet kibernetike dhe kur ato janë edhe më të rrezikshme, ndërsa moderatori solli sulmin iranian mbi disa institucione të Shqipërisë, Rama theksoi se para se të shkojmë kështu, duhet të mbrohemi nga sulmet dezinformuese në mediat sociale.

Para se sa të shkojmë te pika ku ngremë pikën ku ngremë pyetjen se çfarë duhet të ndodhë që ta konsiderojmë luftën kibernetike luftë, dhe të kundërsulmojmë, na duhet të ngrejmë pyetjen çfarë shkeljes mendore apo dhe fizike duhet të ndodhin te fëmijët tanë për të konsideruar median sociale si problem. Jemi ende mjaft larg trajtimit si duhet i botës dixhitale në tërësi që po fiton terren në botën reale, duke sjellë mjaft të mira dhe kërcënime, dhe bashkë me kërcënimet edhe pasojat. Vazhdojmë ta konsiderojmë lirinë e shtrirjes liri fjalë, dhe mos reagojmë për fëmijët tanë, përmes këtij zhvillimi të pabesueshëm dezinformimi”, dekalroi Rama.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share