Drejtori për ekzekutimin e sanksionoeve Aleksandër Pandov për Klan Maqedoni thotë nuk është kërkuar që tani më i ndjeri Dergut Fazliu të merr pjesë në varrimin e të atit. Familjarët pretendojnsë se, të ndjerit nuk ua dha leje për të marrë pjesë në varrim. Derisa dikujt nuk I lejohet të merr pjesë në varrim të prindit të burgosur të tjerë të akzuar për vepra të rënda me leje të këtij institucioni lirohen në pushim edhe për me muaj të tjerë.
Drejtoria për ekzekutimin e sanksionoeve ka mohuar që 35 vjeçari, i cili ndërroi jetë ditë më parë si pasojë e vetë lëndimeve, ka dorëzuar paraprakisht kërkesë për leje për të shkuar në varrim të babait të tij. Drejtori i këtij institucioni, Aleksandar Pandov, tha për TV Klan M se, nuk kanë pranuar një kërkesë të tillë dhe se i ndjeri ka thyer xhamat dhe ka lënduar veten, në momentin që ka kuptuar nga anëtarë të tjerë të familjes për vdekjen e babait të tij.
“I gjithë rasti tragjik ndodhi sepse, mendoj se, dhëndri, motra dhe nëna e tij shkuan në burg dhe aty kur e njoftuan se babai i tij ka ndërruar jetë, ai thyen xhamat dhe vetë lëndohet. Atë moment ai e ka kuptuar lajmin, nuk ka pasur kërkesë. Ai as nuk e ka ditur se, babai i tij ka ndërruar jetë”, deklaroi Aleksandar Pandov, Drejtor i Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksionve.
Por, nga ana tjetër, familjarët pretendojnsë se, të ndjerit nuk ua dha leje për të marrë pjesë në varrim. Sipas tyre, incidenti tragjik ka ndodhur kur ata kishin shkuar në vizitë për ta ngushëlluar atë për vdekjen e prindit. Madje ata thonë se reagimi i policisë së burgut pas incidentit ka qenë i vonuar dhe rrugës për spital Dërguti ka ndërruar jetë.
Derisa dikujt nuk I lejohet të mer pjesë në varrim të prindit të burgosur të tjerë të akzuar për vepra të rënda me leje të Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve lirohen në pushim me muaj të tjerë me justifikimin se këtë e bëjnë për shkak të përkeqësimit të situatës shëndetësore të të dënuarve. Së fundi pas pushimit 30 ditor në muajt korrik-gusht që shfrytëzuan një pjesë e të dënuarve për dhunën në kuvend më 27 prill të vitit 2017, pesë prej tyre u është vazhduar pezullimi i dënimit, edhe pse të dënuarit me këtë rast, ngarkohen me akuzën terrorizëm. Pushimin më të gjatë ka mar ish shefi I policisë Mitko Cafkov I cili është I dënuar më 16 vite burg. Në shtëpi ai do të qëndroj deri më 21 nëntor. /tvklan.mk