Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe ka një ekip të përkushtuar për të menaxhuar me kujdes imazhin e tij, duke pasur një prani të dukshme në mediat sociale. Megjithatë, kambanat e alarmit duhet të kenë rënë në volumin maksimal pasi llogaria e tij në Twitter/X u hakua të mërkurën mbrëma apo gjatë orëve të para të mëngjesit.
Llogaria e Mbappes u mor nga një haker ende i panjohur, dhe siç u publikua nga Mundo Deportivo, u përdor për një sërë qëllimesh për një hapësirë prej 20 minutash.
Llogaria u përdor gjithashtu për të abuzuar me Lionel Messin, duke vendosur një fotografi të tij duke vajtuar dhe duke e cilësuar Cristiano Ronaldon si më të mirin.
Ai gjithashtu shkroi në Twitter fjalë se “Mançesteri është i kuq” dhe “Ju kam gënjyer, po shkoj në Manchester United. Në vitin 2028, unë do të shkoj atje falas”.
Postimet e mëtejshme përfshinin gjithashtu ndjenjën antisemitike, duke bëra postime të llojit: “Hebrenjtë janë pronarët e futbollit”, duke thënë gjithashtu “Q***a Izraelin” dhe “Liri për Palestinën”, duke lënë të kuptohet për preferencat politike.
Postimet u fshinë pas 20 minutash. Sipas CoinPedia, vlera e kriptomonedhës u rrit në dhjetëra miliona dollarë, me një përdorues që fitoi vlerën ekuivalente prej 200 mijë dollarë (180 mijë euro) nga 286 dollarë (258 euro). Më pas, vlera e $MBAPPE u kthye në zero në më pak se një orë. /Telegrafi/