Shtëpi të përmbytura, shoferë të bllokuar, rrugë të kthyera në përrua, rrëshqitje dheu.
Këto ishin disa nga pasojat pasi shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi goditën disa zona të Campania-s vonë pasdite dje, veçanërisht provincat Caserta dhe Avellino, shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi.
Dëme të konsiderueshme dhe në San Felice a Cancello dy persona rezultojnë të zhdukur, një grua 74-vjeçare dhe djali i saj 42-vjeçar.
Të dy ishin në një Apecar: automjeti me tre rrota u përmbyt nga një “lumë balte dhe mbeturinash” dhe u gjet në një përroskë.
Ndërkohë raportohet se disa shtëpi janë evakuuar.
Dëme të konsiderueshme gjithashtu në Irpinia, veçanërisht në Baiano, Mugnano del Cardinale dhe Sirignano.
Shiu i dendur ka goditur edhe Bolonjën pasdite, me një rrufe në një restorant në Granarolo Emilia, duke bërë që çatia të përfshihet nga flakët.
Moti i keq edhe në zonën e Pizas me pemë të rrëzuara dhe dy zjarre të shkaktuara nga rrufeja. Një stuhi e fuqishme goditi edhe Viterbon. /Telegrafi/