Rritja e pagave në arsim – Filipçe e quan Mickoskin të pa aftë

Rritja e pagave të mësimdhënësve vazhdon të përplas partë në kampin maqedon. Kreu I LSDM-së Venko Filipçe e quan Mickoskin të pa aftë për tu përballur me krizat. Ky I fundit akuzon sindikatat për bashkëpunim me LSDM-në.

‘Pa aftësi për tu përballur me krizat’ e quan kreu I Social Demokratëve Venko Filipçe mos rritjen e pagave për mësimëdhënësit nga ana e pushtetit aktual. Sipas tij, kjo qeveri po tregohet e pa aftë në menaxhimin e shtetit në kohën kur vendi nuk përballet me asnjë krizë, ai shton dilema se si do të ishte nëse do të ndodhte e kundërta.

Në njërën anë është përpjekje për tu defokusuar situata prej skandaleve të mëdha të cilët ndodhën që nga fillimi I kësaj Qeverie , kemi një paftësi të tmershme nga kryeministri Mickoski për tu përballur me të gjitha krizat. Si ishe e mundur që qeveria e LSDM të gjej para për rritje të pagave në krizat më të mëdha, Covid Kriza, kriza energjetike, kriza në kohën e fillimit të luftës në Ukrainë, dhe të ketë rritje, kërse këto janë vetëm arsyetyme. Kryeministri duhet të planifikojë se si do të vazhdojë të rrisë pagat e punëtorëve, e jo të vazhdojë me politikat e një kohe tjetër, kur punëtorët ishin fuqi punëtore e lirë”, tha Filipçe.

Nga ana tjetët Kryeministri Hristian Mickoski akuzoi sindikatat për koordinim me LSDM. E kritikat e Filipçes I quajti të pa baza. Mickoski rritje të pagave për mësimdhënësit premtoi se do të ketë kur do të krijohen kushtet.

Nuk mund të lejomë politizim të sindikatave, nuk mund të lejojmë konflikte politike, Çdo deklaratë e sindikalistëve është e koordinuar me partinë opozitare LSDM, po e përsëris ka më pak se dy muaj me rebalancin e buxhetit janë paraparë rritje të pagave tek të gjithë ashti sic ishin dakorduar me sindikatat. Kurse me ribalancin e vitit të ardhshëm jemi të gatshëm të ulëmi pa politizime dhe të gjejnë zgjidhje. Rroga më të mëdha do të ketë atëherë kur do të ketë kushte.

Përplasjet dhe reagimet për rritjen e pagave të mësimdhënësve në vend vijnë pas deklaratës së ministers së Arsimit dhe Shkencës e cila bëri të ditur se momentalisht Qeveria nuk parasheh rritjen e pagave të mësimdhënësve, sepse nuk ka mjete të mjaftueshme në buxhet. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia e protestave nëse nuk do të ketë rritje në fillim të vitit shkollor./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share