“Borxhi prej 8 milionëve”

Qeveria kundër të pares së Shkupit,

Kryeministri Hristijan Mickovski ka mohuar sot pohimet e kryetares së Shkupit Danella Arsovska se nga ajo është kërkuar transferimi i mjeteve të parapara për ndërrtimin  e rrugës Hasan Prishtina për zgjidhjen e problemeve me ndërmarjet e qytetit të Shkupit.

“Jo, këtu është edhe Ministrja e Arsimit mundet edhe ajo tu përgjigjet, nuk është mu ashtu siç thotë Arsovska”, u përgjigj shkurt Mickoski

Ditë më parë e para e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se ka marrë propozim nga kryeministri që të shkurtohen mjetet për Bulevardin Hasan Prishtina dhe me mjetet e njëjta të mbulohet borxhi që Qeveria ka ndaj qytetit. Këtë gjë e kundërshtuan nga “Fronti Europian” sipas të cilëve, Qeveria mono-etnike po tenton të ndërpresë një projekt shumë të rëndësishëm të nisur nga Qeveria e kaluar dhe se nuk do të lejojnë që mbi kurrizin e shqiptarëve të zgjidhen problemet e kryeqytetit.

Në paraqitjen e sotme kryeministri Mickovski ka komentuar edhe paralajmërmiert se kreyetarët e komunave që vijnë nga rradhëtr e Frontit Europian duan të braktisin BNJVL-në.

Nuk mendoj se është hap i mençur, por kush humbet ka të drejtë të hidhërohet. Mendoj se duhet të qëndrojnë aty ku edhe e kanë vendin, do të krijohet praktikë e keqe nëse e bëjmë, kush humbet hidhërohet dhe i lëshon institucionet. Por është në dorën e tyre, nëse mendojnë se në atë mënyrë do të fitojnë diçka le ta bëjnë, është vendim i tyre, tha Kryeministri Hristijan Mickoski

Bashkimi Demokratik për Integrim dje paralajmëroi se pas sic shprehen ata , shkeljes së legjitimetit në nivel qendror me rastin e formimit të pushtetit ekzekutiv, Qeveria VMRO-VLEN tani  ka filluar ta keqpërdor në të gjitha format edhe punën e BNJVL-së.

Andaj edhe në BDI janë ngritur inciativa serioze nga krerë të komunave të udhëhequra nga opozita shqiptare për të shqyrtuar pozicionin e pjesmarrjes së kryetarëve të komunave në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, organ ky ku koordinohen aktivitetet për punën e komunave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share