Filloi si një meme e mediave sociale, ndërsa tani është bërë realitet. Të dhënat nga ndeshja mes Mallorcas dhe Real Madridit, e cila përfundoi me barazim 1-1, tregojnë se pjesa më e madhe e ndeshjes së skuadrës Los Blancos ishte zhvilluar në krahun e majtë.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka ofruar Kylian Mbappen këtë verë, gjë që e ka detyruar trajnerin të vendos një sistem tjetër në mënyrë që gjithçka të përshtatet në mënyrë perfekte. Sidoqoftë, vendosja e Vinicius dhe Kylian së bashku në të njëjtën skuadër, me prirjen e të dyve për të luajtur në krah të majtë, ka ndikuar në të gjithë ekipin, të paktën në ndeshjen hapëse të La Ligas.
Në fakt, hartat e nxehtësisë së tre lojtarëve sulmues tregojnë një përqendrim të qartë ndaj atij krahu, madje edhe Jude Bellingham që vjen nga pas tyre.
Në rastet e Vinicius dhe Mbappe, kjo situatë është më normale sepse njëri është anësori i majtë dhe tjetri i nis sulmet nga ajo zonë, pavarësisht se është sulmuesi kryesor.
Megjithatë, siç shihet në grafik, ajo që nuk është aq e zakonshme është se Rodrygo ka më shumë pjesëmarrje në krahun e majtë sesa në krahun e tij, për shkak të numrit të vogël të topave që i kanë arritur.
Në grafikun e mëparshëm mund të shihni pozicionin mesatar të çdo lojtari, i cili tregon sërish realitetin e sulmit Los Blancos, i fokusuar kryesisht në krahun e majtë. Vetë Rodrygo duket si mesfushor nëse marrim parasysh vetëm pozicionin e tij në mesfushë, dhe i vetmi lojtar i fushës i fokusuar qartë në anën e djathtë të fushës është Dani Carvajal , i cili duhej ta mbulonte mirë atë krah duke pasur parasysh situatën e krijuar gjatë ndeshjes.
Realiteti është se skuadra Los Blancos sapo ka fituar Superkupën e Europës dhe është një skuadër ende në fazën e përshtatjes për të gjetur modelin taktik perfekt që arrin të përshtatet me të gjithë yjet e skuadrës.
Megjithatë, kjo nuk i ka përjashtuar dhe fuqia e madhe e rrjeteve sociale është shfrytëzuar shumë për t’i tallur. /Telegrafi/