LSDM: Toshkovski mbron Naim Ramukën, shefin e ri të çështjeve të kufirit Veri

‘NËN PRESIONIN E LSDM-SË, TOSHKOVSKI KONFIRMOI TË GJITHA INFORMACIONET E PUBLIKUARA’

LSDM-JA opozitare ka vazhduar të nxjerr detaje të reja rreth skandalit me Afrim Gashin dhe udhëtimin e tij gjatë ukiendet në dasëm në Kosovë. Fajin për kalimin e kolënës së dasmorëve mes të cilëve edhe civil pa kontrollin e nëvojshëm kufitar e ka adresuar ytek shefi I ri I policisë për cështje të kufirt VERI që vjenë nga rradhët e VLEN-it Naim Ramuka.

Pasi edhe vetë ministri Pance Toshkovski konfirmoi se me kolonën e kreut të parlamentit Gashi kufirin pa kontrool e kanë kaluar edhe 6 vetura civili dhe se do të ndërmeren masa ndaj shefit të ndërrimit në kalimin kufitar Bllacë, LSDM sot gishtin e ka drejtuar tek shefi I ri I cështjeve kufitare Veri nga rradhët e VLEN-it Naim Ramuka.

“Sipas informacioneve që kemi marrë, një orë para se të kalonte Gashi dhe dasmorët, Naim Ramuka, shefi i sapoemëruar i Qendrës për Çështje Kufitare Veri, i cili për hir të kontrollit të supozuar, ka ardhur në pikën kufitare për të siguruar kalimin e dasmorëve të Gashit pa kontroll”, deklaroi Kuzevska nga LSDM.

Kuzeska theksoi se “nën presionin e LSDM-së, Pançe Toshkovski konfirmoi të gjitha informacionet e publikuara për skandalin me Afrim Gashin  dhe lëshimet e bëra në pikën kufitare Bllacë.  VMRO-DPMNE dhe Toshkovski gënjejnë dhe mundohen të fshehin fajtorin dhe ekzekutorin e vërtetë të skandalit.

“Naim Ramuka është njeriu që ka miratuar një dalje të tillë nga vendi dhe më pas edhe hyrjen e kolënës. “Jo njeriu që të cilin e akuzonr Toshkovski, shefi i turnit të Bllacës, por Ramuka pikërishtë njëriu të cilin e emëroi Toshkovskin për shef të Qendrës për Çështje Kufitare Veri”, tha Kuzevska.

Sipas LSDM-së, ky është një skandal i madh që nuk nënkupton vetëm keqpërdorim të rëndë të pikës kufitare, por edhe arbitraritet, shkelje të ligjeve dhe krime potenciale të kryera që ende nuk janë hetuar. Kërkojmë që pamjet nga pika kufitare Bllacë të deklasifikohen plotësisht dhe të publikohen gjatë gjithë asaj dite, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti kërkuan dorëheqje nga Toshkovski, sepse, sipas LSDM-së, në këtë mënyrë do t’u lihet hapësirë organeve hetuese, Prokurorisë Publike, që në procedurë transparente dhe pa presion të përcaktojë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve në këtë skandal të madh. .

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share