BDI: Skandaloze, Vlen i quan administratorët shqiptarë të MYKUR

Nga BDI kanë reaguar ndaj komunikatës së djeshme të VLEN, nga ku thanë se nuk do ta rehabilitojnë mykun e BDI-së nëpër institucione.

“Asnjë ditë nuk kalon pa së paku një skandal. Bashkimi Demokratik për Integrim është i shokuar nga ofendimet e përditshme të vazalëve nga Vlen, humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ndaj administratorëve shqiptarë në organet e shtetit duke i quajtur ato MYK, të mykosur.

Më herët, Taravari i kishte quajtur byrek-mbajtës e byrek-blerës të maqedonasve, ndërsa sot, çdo administratorë shqiptarë qenka i mykur.

Nuk paska kufi poshtërimi që hyzmeçarët e VMROsë nga Vlen mund t’ia bëjnë shqiptarëve.

Mohuan flamurin, himnin vetëm dellumno, gjuhën, luftën, UÇKnë, Marrëveshjen e Ohrit, legjitimitetin, nënshkrimet e tyre në letër, deklaratat e tyre që nëse humbasin do të dorëhiqen, të gjitha premtimet e tyre zgjedhore dhe tashmë ofendojnë shqiptarët në institucione.

Mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeçarëve në qeveri po i poshtëron shqiptarët dhe këtë e bëjnë vetëm prej etjes së tyre për pushtet për ta pasuruar vetën e për ta gjynjëzuar popullin”, thonë nga BDI.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share