Rasti i kryeparlamentarit Afrim Gashi, i cili ndodhej në një ngjarje private në Kosovë me veturë zyrtare, ka bërë bujë në opinion prej ditësh. LSDM opozitare reagon se në pikën kufitare Bllacë ka keqpërdorime të rënda dhe kalim të veturave private dhe personave pa kontroll që udhëtonin në kolonwn bashkë me Gashin dhe dasmorwt.
Të gjitha veturat e Gashit, sigurimi i tij dhe veturat private kanë kaluar pa kontroll. Sipas informacioneve që sinjalizuesit i kanë dhënë LSDM-së, kufiri me Kosovën ka qenë i hapur për veturat zyrtare të Gashit, por edhe për vetura të tjera private që po ashtu kanë qenë pjesë e kolonës sw dasmorëve.
“Për ta bërë skandalin edhe më të madh, në veturat ku ka vozitur sigurimi i Gashit, ka pasur edhe disa nga dasmorwt, gjegjësisht persona privatë, gjë që ligjërisht është e ndaluar. Kjo do të thotë se kufiri me Bllacën është privatizuar tërësisht për nevojat e Gashit, me miratimin e MPB-së dhe zyrtarëve përgjegjës. Me këtë është cenuar siguria e shtetit dhe kontrolli i udhëtarëve që është i detyrueshëm me ligj”, tha Kuzevska.
LSDM pyet kush e ka dhënë urdhër për këtë? Gashi apo Toshkovski është personalisht? Kush nga MPB-ja ishte përgjegjës për organizimin e këtij arbitrariteti? Sepse, është e qartë se pa komandën për të kaluar automjetet, kjo nuk mund të ndodhte. A u është lënë komplet strukturave partiake të VLEN-it kontrolli i kufirit me Kosovën? Kush garanton që gjithçka kalonte përmes kufirit me automjete private?
“LSDM kërkon hetim serioz nga Prokuroria Publike dhe përgjegjësi nga të gjithë të përfshirët në këtë skandal. Ne kërkojmë që Toshkovski të japë dorëheqjen ose të shkarkohet në një kohë sa më të shkurtër. Kërkojmë që nga kontrolli i brendshëm të përcaktohet përgjegjësia e të gjithë atyre që kanë tejkaluar kompetencat e tyre në MPB dhe Prokuroria Publike të bëjë kallëzime përkatëse penale”. /tvklan.mk