“Nuk kaluan më shumë se 48 orë nga promovimi i investimeve kapitale të financuara nga Ecolog në Spitalin e Tetovës, njëri nga muret e spitalit filloi të prishet”
Muri mbrojtës i spitalit klinik të Tetovës i cili ishte edhe problem mes dy palëve por me ndryshimin e planit urbanistik të kësaj pjese me vendim të këshillit të komunës së Tetovës kjo e fundit i rriktheu pronën Spitalit por si duket nuk përfundoj këtu.
Aktivisti i Ministrit të shëndetësisë Arben Taravari pronar i lokalit prapa murit mbrojtës të spitalit me vetiniciativë dhe me konsullta me disa njerëz, siç thotë ai ka hapur derë për hyrje-dalje nga Spitali Klinik i Tetovës drejt lokalit të tij.
Ai poashtu ritheksoi se një pjesë e rezervuareve të spitalit janë në pronën e tij private ndërsa për murin herë thoshte se është në vend të duhur e herë pas here deklaronte që muri i njejtë nuk ka leje.
“Muri nuk është prish është në vendin e duhur vetëm është hapur derrë, muri është në vendin e duhur por është i ndërtum pa leje, unë jam aktivist dhe simpatizues i Arben Taravarit dhe me konsulta me disa njerëz me iniciativën time vet e kam hapur këtë pjesë dhe e kam prerë murin e spitalit. Ai nuk është muri i spitalit është pronë private, edhe rezervuaret e spitalit janë në pronë private” thotë Rexhep Selimi i cili me vetëiniciativë ka prerë murin e spitalit”, tha Rexhep Selimi, pronar i lokalit.
Për këtë çështje shkuam edhe tek Drejtori i Spitalit të Tetovës Agim Berisha.
Berisha ishte shumë i zënë dhe pyetjeve tona kishte urdhëruar të ju përgjigjet një nga përfaqësuesit dhe përgjegjësit teknik të spitalit të Tetovës Arif Ibrahimi. Ai deklaron se muri është prishur në mënyrë tinzare pa asnjë leje paraprake ndërsa rasti është paraqitur në polici, Ibrahimi thotë se Spitali i Tetovës do të kërkoj përgjegjësi nga ai që e ka prerë murin ndërsa thotë se shumë shpejt i njejti do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Është leht për ta prish por rëndë oër ta ndërtu përfundon Ibrahimi.
“Rasti është paraqitur në polici ka person të arrestuar për këtë çështje dhe ne do ti marrim të gjitha masat për të mbrojtur interesin publik. Ne nuk kemi leju ajo është bërë në mënyrë ilegale dhe të shpejtë dhe në ditë jopune dhe do të ndërmerren të gjitha masat që të mbrohet interesi publik. Për tu prish, prishet shpejtë por është rëndë për tu ndërtu. Nuk është konsulltu askush me spitalin oër prishjen e murit nuk ka asnjë dokument apo leje të dhënë sepse një leje të tillë për të hapur derë është dashur që personi në fjalë të merr nga këshilli drejtues i spitalit. Ne do të mundohemi me ligj dhe me të gjitha masat që i njejti të kthehet në gjendje të mëparshme” thotë Arif Ibrahimi nga Spitali klinik i Tetovës
Kujtojmë që të gjitha këto investime janë bërë nga Ecolog me iniciativën e ish drejtorit Ilir Demiri i cili për të njejtën pronë pati edhe reagime nga disa persona të tjerë të cilët thonin se toka është e tyre por që problemi u zgjidh kur komuna e Tetovës ndryshoj vendimet e mëparshme për këtë tokë. Vlera e investimeve nga Ecolog në kohën e Ilir Demirit kapin shifrat e një Milion Euro. /tvklan.mk