Lionel Messi ka kërkuar dhjetëra mijëra euro dëmshpërblim pasi vila e tij në Ibiza u vu në shënjestër të aktivistëve të klimës, të cilët hodhën ngjyrë në fasadën e saj.
Grupi Futuro Vegetal njoftoi se në fillim të muajit shënjestroi një vilë në Ibiza që i përket Lionel Messit, duke dashur në këtë mënyrë të dënojë mosveprimin e më të pasurve në luftën kundër ngrohjes globale.
“Ata na mësojnë se të fuqishmit janë të paprekshëm. Është e vërtetë që politikat janë krijuar për t’u shërbyer atyre që kanë më shumë, duke sulmuar drejtpërdrejt të drejtat e pjesës tjetër të popullsisë. Por ata përfaqësojnë vetëm 1 për qind të popullsisë”, thanë aktivistët në përshkrimin e videos, të publikuar në rrjetet sociale.
Kjo shumë tronditi aktivistët të cilët u habitën nga kjo kërkesë.
“Është një bojë me bazë uji, kështu që apriori mund të lahet me zorrë dhe në rastin më të mirë do të duhet ta fërkoni pak. Por, në rastin më të keq, edhe nëse do t’ju duhej të rilyeni fasadën nuk do të kushtonte 50 mijë euro”, u përgjigj kjo organizatë. /Telegrafi/