Pas barazimit me Voska Sport në ndeshjen hapëse të kampionatit në cilësin e vendasit 3-3 dhe disfatës në xhiron e dytë të sezonit sezonit vjeshtor nga Gostivari 2-0, drejtuesit e FC Shkupi kanë larguar trajnerin Ernes Gjoka nga pozita e shefit të stafit teknik .
Ernest Gjoka te Shkupi udhëhoqi ekipin nga Çairi në pesë xhirot e fundit të sezonit të kaluar ndërsa kishte kontrtatë që ta drejtoj ekipin edhe ne sezonin e ri 2024/2025
Strategu shqiptar gjatë karrierës së tij trajner ka drejtuar Kukësin, Flamurtarin, Vllazninë, Kamzën dhe Apoloninë, ndërsa nga ekipet e maqedoisë Veriut me ekipin e Shkëndijë ka fituar titullin kampion me në sezonin 2020/21, ndërsa në ekipin e Shkupi erdhi në prill, por pas vetëm katër muajsh duhet të jetë në kërkim të ndonjë skuadre tjetër.
Nga drejtuesit e klubit akoma nuk ka asgjë zyrtare por në faqen fejsbuk të klubit shkruan: “FC Shkupi në ndeshjen e xhiros së tretë kundër rivalit të përbetuar, Vardarit do të drejtohet nga një trajner tjetër, e që me shumë gjasa pritet të jetë turk”. /tvklan.mk