Florent Ramadani: Starti me fitore gjithmonë është i rëndësishëm

Pas fitores kundër Besës së Dobëdollit 3:1 në ndeshjen hapëse të sezonit  2024/2025, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, skuadra tetovare e Shkëndijës të dielën në terenin vendas pret Rabotniçkin.

Mesfushori Florent Ramadani vlerëson se starti me tre pikë i ka dhënë ekipi impulsin e duhur për të besuar në ecuri pozitive dhe nesër ndaj Rabotniçkit skuadra kërkon tjetër paraqitje pozitive për të marrë triumfin e dytë sezonal.

“Ishte shumë e rëndësishme të startojmë me tre pikë. Luajtëm mirë dhe morëm atë që dëshironim. Për ne mbështetje e madhe ishte publiku, të cilët i falemenderojmë. Natyrisht, starti me fitore gjithmonë është i rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit.”  tha Floren Ramadani

Sa i përket ndeshjes me ekipin e Rabotniçkit mesfushori kuqezi për kanalin zyrtar të ekipit Shkëndija  thotë:

“Më në fund kthehemi të luajmë në Tetovë në një ndeshje zyrtare dhe jemi të motivuar për të bërë më të mirën. Rabotniçki është skuadër e mirë dhe kemi respekt për ta, por ne jemi Shkëndija dhe shkojmë për ta fituar këtë ndeshje. Duhet të bëjmë detyrat tona, pasi kur kryejmë atë që kërkon stafi teknik ne jemi më afër suksesit dhe unë besoj të dalim me fitore” tha Ramadani.

Shkëndija-Rabotniçki luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:00. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share