ASH: Të ndalen skenaret konspirative të destabilizimit – Të parandalohet “Shkupi 2014”!

ASH-ja e Ziadin Selës bën thirrje që urgjentisht të ndalen skenaret konspirative për destabilizim të vendit. ASH-ja për këto skenare gishtin e drejton te Kryeministri Mickoski, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq por edhe tek zyrtarë të VLEN-it.

“Pas këtyre zhvillimeve, të vetmit që vazhdojnë të shpërndajnë dezinformata për skenare destabilizuese janë presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesit e koalicionit vasal VLEN. Të parin e dijnë të gjithë se i konvenojnë situata të tilla dhe shpesh herë ka qenë nxitës me deklaratat e tij. Por, këta të tjerët kujt i shërbejnë dhe në mullirin e kujt dërgojnë ujë që ende përsërisin retorikën për destabilizim. Përgjigja është e kuptueshme dhe tanimë e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët”, thonë nga ASH.

Nga ASH-ja e Ziadin Selës kanë kritikuar edhe paralajmërimet e Mickoskit për vazhdimin e projektit “Shkupi 2014”. Sipas tyre me vazhdimin e këtij projekti rikthehemi në kohën e Gruevizmit.

“Kujtojmë opinionin se ky projekt u stopua në vitin 2017 kur partitë e Frontit Europian sot, atëherë rrënuan Qeverinë dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski i cili ishte autor i këtij projekti. Për koinçidencë partitë e tjera të koalicionit vLEN, atëherë nuk pranuan të jenë pjesë e shumicës anti Gruevski dhe pro kryeparlamentarit të parë shqiptarë, por zgjodhën të qëndrojnë në opozitë me VMRO-DPMNE, që rrezulton të jetë zanafilla e jaranisë mes tyre që kulminoi sot me një Qeveri të ngjashme antishqiptare. Pyetja e radhës që parashtrohet në këtë situatë është: Kur do ta ktheni edhe vetë Gruevskin?”, deklarojnë nga ASH.

Nga ASH-ja e Ziadin Selës thonë se paralajmërimet për vazhdimin e këtij projekti janë në vazhdën e aktiviteteve, të, sic e quajnë nga ASH, Qeverisë jolegjitime, për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit, degradimit të shqiptarëve, bllokimit të procesit integrues, acarimit me vendet fqinje, Greqinë, Bullgarinë dhe Kosovën, lidhjes me Serbinë dhe Hungarinë.

Sipas tyre, përveç shpenzimeve marramendëse dhe joproduktive ky projekt simbolizon edhe ringjalljen e nacionalizmit maqedonas. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share