Raketa me rreze të gjatë për Ukrainën, Joe Biden ka gati planin për dërgimin e raketave!

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të furnizojnë Ukrainën me raketa me Kruiz me rreze të gjatë veprimi.

Burime ekskluzive për revistën e njohur Politico, theksojnë se, gatishmëria e Shtëpisë së Bardhë për të ndërmarrë këtë hap dhe për ti dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi Tokë-Ajër, vjen në momentin kur Ukraina po kryen një sulm të suksesshëm në tokën ruse duke e turpëruar shefin e Kremlinit, Vladimir Putin dhe duke e detyruar këtë të fundit të tërheq një pjesë të trupave nga fronti me Ukrainë në në lindje.

Sipas Politico, asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë për dërgimin e raketave, por administrata Biden po punon me detajet e komplikuara, sipas një zyrtari të administratës Biden. Këto çështje përfshijnë rishikimet e transferimit të teknologjive të ndjeshme dhe sigurimin që avionët e Ukrainës mund të lëshojnë raketën 2 mijë e 400 paund.

“Ne konsiderojmë një sërë opsionesh për të përmbushur kërkesat e Ukrainës për ndihmën e sigurisë, megjithatë nuk kemi informacion për të ofruar”, tha zëdhënësi i Pentagonit Jeff Jurgensen, citon Politico.

Ukraina tashmë posedon raketa ajrore dhe tokësore të ofruara nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca që mund të arrijnë pothuajse 200 milje nga pika e tyre e lëshimit, por kufizimet në përdorimin e raketave brenda Rusisë janë aktualisht në fuqi.

Ndërkohë zyrtarë të ndryshëm të Ukrainës kanë bërë të ditur se, plani i Kievit nuk është pushtimi i territoreve ruse por një tentativë për ta ulur Rusinë në tryezën e bisedimeve sipas kushteve të Ukrainës, shkruan në rrjetin X, këshilltari i Volodymyr Zelenskyy, Mikalio Podoljak.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share