Fjalët e fundit të pilotëve të avionit të pasagjerëve që u rrëzua në Brazil duke lënë të vdekur të gjithë ata që ishin në bord janë zbuluar pasi u gjet kutia e zezë e avionit.
Zbulimi do të thotë se hetuesit tani kanë ‘transkriptin e plotë’ nga regjistruesi i zërit të kabinës së avionit të Voepass Airlines që u rrëzua të premten e kaluar.
Transkripti tregon se piloti dhe bashkëpiloti vunë re një humbje të madhe të lartësisë rreth një minutë përpara rrëzimit, raportoi stacioni televiziv lokal Globo të mërkurën, duke cituar njerëz të paidentifikuar nga hetimi, sipas Daily Mail.
Avioni, ishte nisur për në Sao Paulo nga Cascavel, në shtetin jugor të Parana, dhe u rrëzua rreth orës 13:30 me kohën lokale në qytetin Vinhedo.
Përplasja vrau të gjithë në bord, por askush në tokë nuk u lëndua.
Një video e shpërndarë në mediat sociale pas aksidentit tregoi se avioni po rrotullohej jashtë kontrollit teksa u zhyt pas një grumbulli pemësh pranë shtëpive.
Në fillim të kësaj jave u zbulua se një pasagjer misterioz i pagjetur ishte në aeroplan.