Mickoski-Grenell: Është shqyrtuar mundësia e pjesëmarrjes së mundshme amerikane në projektin energjetik “Çebren”

Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pati takim me ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Riçard Grenell.

Siç theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp qeveritar, në takim është diskutuar për ngjarjet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me ç’rast u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Evropës.

Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në mundësitë për forcimit e tyre të mëtejshëm.

Gjatë takimit, theksohet në kumtesën, janë analizuar mundësitë për shfrytëzimin e potencialit për investime të përbashkëta në të ardhmen në projekte të rëndësishme për rajonin.

“Në këtë kontekst u shqyrtua mundësia e pjesëmarrjes së mundshme amerikane në projektin energjetik “Çebren”, i cili ka një rëndësi strategjike për pavarësinë energjetike të vendit, theksohet në kumtesën.

Kryeministri Mickoski shprehu mirënjohje të veçantë për Grenellin për përkushtimin e tij në ndërtimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi se Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik, me vëmendje të veçantë në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë dhe energjetikës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share