Avokatja e të dyshuarit kryesor për planifikimin e sulmit në koncertin e Teljor Suiftit në Vjenë më 11 gusht, Ina Kristin Stiglic, është përpjekur ta zvogëlojë seriozitetin e sulmit, duke pohuar se klienti I saj vetëm kishte “luajtur me ide” – njofton agjencia e lajmeve Reuters.
Tre koncertet e Suiftit këtë javë u anuluan pasi autoritetet austriake kishin zbuluar një plan, që udhëhiqej nga nja 19-vjecar, për të kryer sulme vetëvrasëse të inspiruar në ISIS-i, në stadiumin “Ernst Hapel” në Vjenë.
I dyshuari kryesor është shtetas austriak Beran Aliji me origjinë nga Maqedonia e Veriut, kurse Vjena zyrtare i kishte kërkuar informacione Shkupit për të.
Policia kishte bastisur shtëpinë e tij ku ishin konfiskuar kimikalje, shpata dhe gjësende tjera që duhej të përdoreshin gjatë sulmit me bomba.
Për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona.
Avokatja ka deklaruar se të rinjtë ishin implikuar në ISIS vetëm gjatë muajit të kaluar dhe se klienti I saj nuk ka patur qëllim për të kryer sulm serioz.
Pas koncertit të anuluar të pop-yllit amerikan Tejlor Suift, OKB-ja në një seancë të Këshillit të Sigurisë paralajmëruan për rrezikun në rritje nga terrorizmi të shkaktuar nga ISIS-i. /tvklan.mk/