Sot fillon Kampionati i ri në Ligën e Parë të futbollit vendor, ndërsa kampioni në fuqi ekipi i Struga Trim Lum pas përgatitjeve të bëra dhe lëvizjeve që ndodhën në skuadër shpreson se edhe kësaj radhe do të ketë fjalë kryesore sa i përket kreut të tabelës edhe pse që në ndeshjen hapëse përballet me ekipin e Tikveshit që është fitues i kupës republikane.
Pra ndeshja e sotme në stadiumin buzë liqenit të Strugës është një llojë Superkupe e futbollit vendor.
Trajneri i struganëve Qati Osmani në pritje të ndeshjes së sotme dhe kampionatit të ri është i mendimit sed ekipi të cailën ai e drejton ka kapaciett , ka cilësi dhe ka bërë përgatitje të duhura që të përballet me të gjitha sfidat që e presin gjatë sezonit 2024/2025 edhe pse vetëm disa ditë para fillimit të sezonit mbeteën pas golashënuesin e tyre më të mirë Besart Ibraimin Plotë 9 emra të rinj, edhe atë që të gjithë të dëshmuar, mirëpo që sipas trajnerit Osmani, disave prej tyre ende ju duhet kohë, për tu adaptuar plotësisht dhe për të dhënë më të mirën nga vetja.
“Gjatë afatit kalimtarë kemi sjellë futbollistë shumë kualitativ. Disa prej tyre në këtë periudhë dy muajshe sa jemi bashkë, mund të them se e kanë gjetur veten, mirëpo disave prej tyre mendoj se ju duhet edhe pak kohë në aspektin e njoftimit të ekipit, me njoftimin e individit, ashtu që shpresojmë se edhe ata shumë shpejtë do vinë në shprehje dhe se do të kontribuojnë për skuadrën” ka deklaruar pë faqn zyrtare të klubit trajneri Osmani..
Ai nuk fshehë pretendimet se Struga Trim Lum edhe këtë vit doi të prtendent kryesor për titullin kampion.pretendentët kryesor për titull, duke filluar që nga ndeshja e parë ndaj Tikveshit, do të kërkojmë vetëm fitore.
“Struga Trim Lum është prap pretendent për titullin e kampionit, dhe patjetër që me një epitet të tillë, do të duhet që në çdo ndeshje të futemi për fitore. Tikveshi tregoi cilësi të lartë gjatë edicionit të kaluar, ashtu që të dielën presim një ndeshje shumë të vështirë. Për më tepër gjithnjë fillimi i kampionatit është shumë i rëndë dhe kjo ndikon te çdo skuadër, mirëpo mendoj se kemi kualitet dhe jam optimist për fitore”. tha trajneri Osmani
Ndeshja Struga Trim Lum – Tikveshit zhvillohet sot me fillim në ora 17:00 , në stadiumin e qytetit në Strugë ku drejtësi do të ndaj referi Dimitar Pileshkov nga Shtipi.