Nis sezoni futbollistik 2024/2025 – Sfida BESA – Shkëndija ndeshja derbi e xhiros së parë!

Me ndeshjet e javës së parë që do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 17:00, zyrtarisht fillon edicioni i 33-të kampionati në Ligën e Parë të futbollit vendor. Struga Trim Lum mbron titullin kurse shumë ekipe tjera pretendojnë kreun e tabelës.

Në xhiron e parë të kampionatit të ri, sfida më tërheqëse është përballja që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar mes debutuesit në Ligën e parë Besa e Dobërdollit dhe Shkëndijës së Tetovës.

Ndeshja në fjalë, pritet të ndiqet nga numër i madh i tifozëve nga rajoni i Pollogut dhe jo vetëm.

Për Besën kjo ndeshje është historike pasi për herë parë garon në Ligën e parë dhe për mua si trajner ndoshta nuk kishim fillim më të mirë pasi për kundërshtarë kemi ekipin e Shkëndijës e cila është njëra nga skuadrat më të mira në vend. Dhe, pritshmëritë tona janë të prezantohemi sa më mirë, kur e dijmë se kush është Shkëndija. Në çdo ndeshje do të shkojmë për rezultat të  favorshëm”  – tha Aleksandar Tanevski, trajner i KF BESA Dobërdoll.

Pas dështimit në garat evropiane, Shkëndija të gjithë potencialin po e drejton tek kampionati i ri. Për këtë shkak “Tetovarët” kanë bërë disa lëvizje në merkaton e verës, ku së fundmi u prezantuan dy përforcime – Besart Ibraimi dhe Valon Ahmedi.

Lojtari më me pervojë në ekipin kuqezi, Klisman Cake  pë fillimin e kampionatit dhe ndeshjen kundër ekipit Besa  shprehet optimist.

Vijmë pas një sezoni zhgënjyes ku nuk dolëm kampion, por këtë vit premtoj që do e japim maksimumin dhe do mundohemi ta kthejmë titullin në Tetovë aty ku edhe  e ka vendin. Luajmë me një kundërshtarë që debuton për herë parë në Ligën e Parë  të Maqedonisë po përsëri është përforcuar me lojtarë të të ri që kanë shumë eksperiencë në këtë ligë. Kemi respekt maksimal por pa dyshim se qëllimi ynë janë tri pikët “ – tha Klisman Cake, futbollist i KF Shkendijes.

Ndryshe, sezonin e 33-të me radhë në Ligën e Parë të Futbollit, kampioni aktual Struga TL e nis në terrenin vendas kundër Tikveshit, Vardari do të jetë mysafir I AP Brera, Pelisteri pret Gostivarin, Shkupi përballet me Voska Sportin dhe Rabotniçki pret Sileksin.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën me fillim në ora 17.00 me përjashtim të ndeshjes në Strumicë që nis në ora 20.00.

Takimet e xhiros së parë:

Besa – Shkëndija

Struga Trim Lum -Tikveshi

Rabotniçki – Sileksi

Pelisteri – Gostivari

Shkupi – Voska Sport

AP Brera – Vardari

Lexo gjithashtu
Total
0
Share