Të paktën 90 të vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë në Gaza

Të paktën 90 palestinezë janë vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë në Gaza.

Mbrojtja Civile e Gazës tha se shkolla Al-Tabi’in strehonte palestinezët që ishin zhvendosur në pjesën lindore të Gazës, teksa zëdhënësi Mahmoud Basal, ka thënë se shumë prej viktimave ende janë të paidentifikuar.

“Ne gjetëm të paktën 90 njerëz të vrarë. Shumë prej tyre janë copëtuar, e shumë janë ende të paidentifikuar”, tha Basal për CNN, transmeton KlanKosova.tv.

Në anën tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit e kanë konfirmuar sulmin, duke thënë se forcat e saj ajrore “goditën me saktësi terroristët e Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli”.

Në deklaratën e saj, ushtria izraelite pretendoi se “qendra e komandës dhe e kontrollit shërbeu si një strehë për terroristët dhe komandantët e Hamasit, nga ku u planifikuan dhe avancuan sulme të ndryshme kundër trupave IDF dhe Shtetit të Izraelit”.

CNN bëri të ditur se i ka pyetur Forcat Mbrojtëse të Izraelit se a kanë ndonjë pretendim se shkolla shërbente si strehë për komandantët e Hamasit, por sipas tyre, Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk dhanë asnjë provë për t’i mbështetur këto pretendime.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share