Ivanka Trump ka zgjedhur sërish bregdetin shqiptar, shfaqet me jahtin luksoz në Qeparo

Ivanka Trump ka zgjedhur sërish bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e saj, duke ankoruar jahtin luksoz në bregdetin e Qeparoit këtë të martë.

Pas prezantimit të projektit të Jared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz me 5 yje në ishullin e Sazanit, Ivanka dhe bashkëshorti i saj po tregojnë interes të madh për të investuar në Shqipëri në sektorin e turizmit.

Ata planifikojnë të ndërtojnë hotele dhe qindra vila në Ishullin e Sazanit dhe plazhin e Zvërnecit, dy nga perlat e bregdetit të Vlorës. Investimi i parashikuar kap shifrën e 1 miliard dollarëve, duke synuar të shfrytëzojnë potencialet e pashfrytëzuara të këtyre zonave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share