Futbollisti i ri i njohur, Lamine Yamal, vazhdon të shijojë pushimet e tij pas një spektakli të jashtëzakonshëm që dha në Kampionatin Europian.
Së fundmi, 17-vjeçari është vënë re duke kaluar kohë me një vajzë, e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave për shkak të pamjes së saj misterioze.
Në postimin e fundit të publikuara, vajza në fjalë është parë me fytyrë të pa identifikuar dhe me pjesën e sipërme të trupit të mbuluar, duke ngjallur kuriozitet.
Sipas informacioneve të publikuara, thuhet se vajza është 10 vjet më e madhe se Lamine Yamal. Thashethemet sugjerojnë se ajo mund të jetë Jacque Ligero.
Kjo e fundit është një modele spanjolle dhe një influencere e rrjeteve sociale. gjithashtu thuhet se ajo mund të jetë 27 vjeçe, 10 vite më shumë se mosha e Yamal.
Edhe pse nuk dihet shumë për të, ajo ka afro 40 mijë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, por nëse të dy janë në lidhje nuk është konfirmuar ende.
Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë u raportua se ish-e dashura e Yamal, Alex Padilla, e kishte tradhtuar atë me një djalë tjetër. Megjithatë, adoleshenti duket se ka gjetur shpejt disa alternativa dhe ka vazhduar të fokusohet në kënaqësitë e pushimeve të tij.