Arrestohet një 39-vjeçar nga Kumanova, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

MPB njofton se policia ka arrestuar një 39-vjeçar nga Kumanova i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

“Me datë 04.08.2024 në ora 11:20 në Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar S.S.(39) nga Kumanova, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer nga neni 236. të Kodit Penal.

Personi është dërguar në Burgun e Kumanovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share