Protestat po vazhdojnë në të gjithë Evropën pasi lufta Izrael-Hamas i kalon 300 ditët.
Bëhet e ditur se protestuesit pro-palestinezë kanë organizuar tubime të shumta në të gjithë Evropën.
Së fundmi, ata u mblodhën në Paris, duke kërkuar një zgjidhje për luftën dhe duke bërë thirrje për një bojkot të Izraelit në Lojërat Olimpike.
Gjithashtu, shumë prej tyre shprehën zemërimin për flamurin e Izraelit në Lojërat Olimpike të Parisit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Aktivistët thanë se atletët izraelitë duhet të kishin konkurruar me një status neutral si ata nga Rusia dhe Bjellorusia pas pushtimit të Ukrainës.
“Mendimi im është se Izraeli nuk duhet të ketë asnjë lidhje me Lojërat Olimpike”, tha demonstruesi 59-vjeçar Abdelali Mebarki.
“Rusët marrin pjesë në lojëra pa flamur, pse jo edhe Izraeli?”, shtoi Mebarki.
Ndryshe, një turmë e madhe e njerëzve është mbledhur edhe në Londër, duke kërkuar përfundimin e luftës në Gazë.
Protestuesit u mblodhën në Hyde Park Corner dhe përgjatë Park Lane në Londrën Qendrore, duke shpalosur një vijë të madhe të kuqe që ata thonë se simbolizon vijat e kuqe që Izraeli ka kaluar. /Telegrafi/