Rama publikon shifra rekorde të vizitorëve: Gojë me qime që s’pushojnë së thëni u zbraz Shqipëria

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve të turizmit, të cilët shprehen se Shqipëria ka ulje të numrit të vizitorëve në krahasim me vitin e shkuar.

Nëpërmjet një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Rama i cilëson shpifje dashakeqe, duke renditur shifrat e vizitorëve që kanë hyrë në vendin tonë këtë vit,

Rama thotë se vendi ynë ka thyer dhe rekordin për hyrje të vizitorëve në një ditë.

“ Mbrëmë mora të dhënat e hyrjeve në Shqipëri nga aeroporti Nënë Tereza dhe nga hyrjet në Morinë. Nga aeroporti kanë hyrë pothuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Madje këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka arritur të operoje deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, një volum marramendëse dhe i paimagjinueshëm deri para ca vitesh.

Për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime që nuk pushojnë u zbras Shqipëria edhe nga shqiptarët edhe nga turistët.

Aeroporti i Tiranës po mbush vitin në krye të klasifikimit evropian për rritjen relative me vitet paraardhëse. Tirana e ka spastruar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit, i cili ka qenë i pari në rajon.

Edhe shifrat e hyrjeve në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së autostradës ku mund të lexohet cdo hyrje, tregojnë se gjatë këtij viti kanë hyrë 175 mijë makina më shumë se vjet, ndërsa në korrik, 3 mijë më shumë se vjet.

Pra edhe ajo teoria keqdashëse e përhapur në këtë sezon se shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë është një zero më xhufka.”

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share