Veliçkovski: Nëse në aeroport në vend të Vjosa Osmanit do të ishte Vuçiqi, a do të guxonin ta preknin?

Ish-kryetari i Partisë Liberale dhe ish deputeti Ivon Veliçkovski ka komentuar problemet që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte në Aeroportin e Shkupit.

Ai thotë se para se të fokusohemi në procedurën e sigurimit të kreut të Kuvendit, Afrim Gashit, le t’i përgjigjemi pyetjes: A kalojnë të gjithë kryetarët/ministrat e jashtëm/kryetarët e Kuvendit dhe VIP-at e ngjashëm në skanerin në aeroportin e Shkupit gjatë vizitës apo tranzitit?

“Me këtë logjikë, a do t’i thonë nesër Davkovës në kufi që ta hapë bagazhin që të vërtetojnë se nëse bartë ajvar gjatë vizitës në manastirin “Shën Prohor Pçinski”? Apo bastisja e Osmanit duhet t’i sigurojë nesër takim më të denjë me nikoqirin në territorin serb, Vuçiqin? Dhe në fund, mendojeni nëse në Petrovec ndonjë nëpunës do t’i kërkonte Vuçiqit që gjatë transitit të hapë bagazhin? Nuk dua të shpenzoj më shumë fjalë që nëse gjatë vizitës së Lavrovit, në kuadër të Samitit të OSBE-së në Shkup, ia kontrolluan bagazhin e dorës?”, ka shkruar, Veliçkovski.

Ai shtoi se dëshira e kësaj qeverie për të problematizuar marrëdhëniet me fqinjët e saj (me përjashtim të Serbisë) është e qartë që në ditën e parë. Sipas tij, synimi për të mbetur në prapavijë mbështetja e Vuçiqit është prioritet i dukshëm i autoriteteve të OBRM-PDUKM-së ZNAM-it. Ndërsa për VLEN, thotë se ata duhet të tregojnë.

“Prishja e marrëdhënieve me Kosovën, që është synimi kryesor me poshtërimin e presidentit të shtetit, përforcon pyetjen nga titulli “Kush është truri i përpjekjes për të poshtëruar Vjosa Osmanin?”, ka shkruar Veliçkovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share