Shuhet zjarri në Shëngjin, vijon monitorimi i situatës në terren

Pas 3 ditësh beteje me flakët në qytetin turistik Sjëngjin në Shqipëri,   vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll këtë të mërkurë. Për momentin vijon monitorimi8 i stuatës në terren.

Shuhet zjarri masiv që përfshiu Shëngjinin. Pas 3 ditësh beteje me flakët,  vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll këtë të mërkurë

Ndërhyrja me helikopterin e forcave të armatosura dhe ndihma nga Italia me dy avione Canader ishin vendimtare për fikjen e zjarrit

Në terren kanë qenë më shumë se 300 forca të cilët janë ndihmuar edhe nga vullnetarë dhe banorë të zonës

Vijon monitorimi i situatës në terren në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit

Nga zjarri fatmirësisht nuk pati persona të lënduar por megjjithatë ka dëme në biznese ndërsa u dogj pjesërisht edhe një shtëpi.

Vec banorëve të zonës të cilët u evakuuan janë kthyer edhe vizitorët për të vijuar pushimet e tyre në Shëngjin

Sipërfaqe e konsiderueshme me puisha dhe bimësi të tjera janë djegur plotësisht ndërsa zjarri iu afrua edhe hoteleve e banesave. Për shkak të erës në zonë flakët drejtuan edhe drejtim duke shkuar pranë portit ku pati zjarr edhe në fundjavë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share