KRRE: Nga 1 gushti ulet çmimi i ngrohjes

PËR AMVISËRIT 3.16% KURSE PËR OBJEKTET KOMERCIALE PËR 17.3%

Komisioni Rregullator për Energjetik bëri të ditur se muajn e ardhshëm çmimet e ngrohjes do të ulen për 3.16% për amvisëritë, pa përfshirë subvencionet. Për konsumatorët e tjerë, përfshirë institucione shkollore dhe objekte komerciale, çmimet e ngrohjes do të ulen për 17.3%. sipas Blislimovskit stabilizimi i çmimeve të gazit natyror ka kontribuar në këtë vendim, duke eliminuar nevojën për subvencione shtesë për ngrohjen.

”Sistemi më i madh në qytet, i cili numëron 59 mijë konsumatorë, çmimet e ngrohjes do të ulen për 3.16% për familjet. Çmimet e ngrohjes për të gjithë konsumatorët e tjerë që nuk janë amvisëri, institucione shkollore dhe objekte të tjera komerciale do të ulen për 17.3%. Ky është çmimi i amvisërive për një ulje prej 3.16% pa subvencione. Në periudhën e kaluar nga buxheti i shtetit janë ndarë rreth 12 milionë euro për subvencionimin e sistemit të ngrohjes në Qytetin e Shkupit. Çmimet e gazit natyror janë stabilizuar dhe nga këtu nuk shoh arsye që të ketë subvencione për çmimin e ngrohjes në qytetin e Shkupit” – tha Marko Bislimovski.

Për pjesën tjetër të sistemeve të ngrohjes, çmimet në Shkup Veri do të ulen për 1.70%.

”Gjithashtu për pjesën tjetër të sistemeve, çmimi në Shkup Veri për avmisëri ulet për 1,70% për pjesën e mbetur prej 17,22%. Në SH.A “Elektrocentralet e Maqedonisë, çmimi i ngrohjes për amvisëritë ulet me 0.5%, ndërsa për pjesën tjetër është rreth 40%” – tha Bislimovski.

Bislmiovski shtoi se temperaturat në banesa do të mbahen në nivelin 21 gradë Celsius. Ndërkohë, reformat në sistemin e ngrohjes do të ndihmojnë që energjia termike të prodhohet në një nivel të qëndrueshëm dhe të përdoret në mënyrë efikase. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share