LOV “Paris 2024”: Garat vazhdojnë sot sipas orarit të paraparë

Në Lojërat Olimpike Verore “Parisi 2024”, do të luhet sot sfida e raundit të dytë mes dy prej ikonave të tenisit, spanjollit Rafael Nadal dhe serbit Novak Djokoviq.

Kjo do të jetë përballja e 60-të mes dy tenistëve në karrierë, një sfidë mes dy tenistëve që kanë fituar më shumë grand slam. Ndeshja pritet të nisë rreth orës 13:30, në fushat e Roland Garros.

Organizatorët e Lojërave Olimpike Verore “Paris 2024” kanë anulluar për të dytën ditë me radhë testet e notarëve të trithalonit në lumin Sena. Sipas tyre, niveli i ndotjes së lumit për shkak të ceremonisë së hapjes është ende i lartë. Sipas kalendarit, garat e kësaj disipline do të zhvillohen të martën e të mërkurën, por mund të shtyhen.

Në garat e gjimnastikës ka shkëlqyer gjimnastja amerikane Simone Biles. Pas problemeve pshikologjike që pati tri vite më parë në Tokio, ajo është rikthyer protagonist në turneun olimpik në Paris. Për ta mbështetur në sallë të pranishëm ishin Tom Cruise, Ariana Grande, John Legend, Snoop Doog, Jessica Chastain etj.

Rasti i dytë me doping është konfirmuar sot në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”. Këtë herë ka dalë pozitive boksierja nigeriane Cynthia Temitay Ogunsemilore. Ajo ka dalë positive me një substancë “furosemide” dhe është pezulluar menjëherë nga të gjitha garat dhe stërvitja. Testi antidoping është kryer më 27 korrik në Fshatin Olimpik.

Medaljet e fituara deri në ditën e sotme janë sa vijon: Japonia 4 të arta, 2 të argjendit dhe 1 të bronzit, Australia 4 të arta, 2 të argjendeit, SHBA me 3 të arta, 6 të argjendit dhe 3 të bronzit, Franca 3 të arta, 3 të argjendit dhe 2 të bronzit, Korea 3 të arta, 2 të argjendit dhe 1 të bronzit. Në mesin e vendeve që kanë fituar medalje olimpike është edhe Kosova me një medalje të argjendtë që e fitoi xhudistja Distrie Krasniqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share