Berlini zyrtar: Shkupi nuk mund t’i ndryshojë politikat e transportit të Brukselit!

KORRIDORI 8

Maqedonia e Veriut nuk ka arsyetuar shpresat për ndryshimet kushtetuese – si parakusht për vazhdimin e negociatave aderuese me BE-në. Kështu ka deklaruar për Radion Kombëtare Bullgare – BNR, emisari i posacëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Diplomati gjerman duke komentuar edhe Korridorin 8 transportues evropian, për të cilin tha se është e rëndësisë strategjike, ka potencuar se Qeveria e re në Shkup këtë javë ka dëshmuar se po humb interesin për zbatimin e tij.

Ndryshe, Korridori 8 duhet t`i lidh portin Italian Bari dhe portin shqiptar Durrës me Shkupin, Sofjen dhe Detin e Zi.

Vërejtjet e tij janë se në vend të Korridorit 8, Shkupi po i jep prioritet Korridorit 10 që lidh Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

MANUEL SARACIN – EMISARI GJERMAN PËR BALLKANIN

“Korridoret e transportit në Evropë janë nën kompetenca të Brukselit. Personalisht besoj se nuk janë në kompetenca të asnjë vendi që t`i ndryshojë prioritetet evropiane në politikën e transportit. Gjatë kohës së bisedave në Sofje, kuptova se Bullgaria është e shqetësuar nga kjo kërkesë e Shkupit. Ndërtimi I Korridorit 8 është e rëndësisë strategjike” – tha Manuel Saracin, emisari gjerman për Ballkanin.

Qëndrimi I diplomatit gjerman, vjen pasi Ministri për Transport, Aleksandar Nikolovski, ka akuzuar Bullgarinë se nuk ka dhe nuk është serioz për projektin për Korridorin 8, duke kërkuar që mjetet të ridestinohen për Korridorin 10. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share