Ndërprerja e udhëtimeve në Francë do të zgjasë gjithë fundjavën

Kompania kombëtare hekurudhore franceze ka paralajmëruar se ndërprerja e udhëtimeve nga akti i sabotimit të së premtes mund të zgjasë deri në fund të fundjavës dhe të prekë qindra mijëra pasagjerë të tjerë.

Sulmet e koordinuara si dhe zjarrëvëniet në tre linja të shpejtësisë së lartë shkaktuan kaos për udhëtarët, disa orë përpara ceremonisë së hapjes për Lojërat Olimpike të Parisit. Një sulm i katërt u pengua nga punëtorët hekurudhor.

“Këto janë çantat tona, ne kemi gjëra të rënda atje robat e të gjithëve, rrobat e mia, rrobat e fëmijëve të mi. Djali im ka një çantë të vogël me lojërat e tij dhe një mini valixhe me gjërat e tij. Dikush të na japë zgjidhje.”

Rreth një e katërta e trenave ndërkombëtarë të Eurostar janë anuluar gjithashtu. Në vijën veriore do të qarkullonin 80% e trenave, me vonesa 1-2 orë, ndërsa në vijën jugperëndimore do të qarkullojnë 60% e trenave, me vonesa 1-2 orë.

Videot e shpërndara tregojnë radhë të gjata në stacionin e trenit St. Pancras International të Londrës dhe tabela informacioni që tregojnë trenat me vonesë. Eurostar tha se pritej që rreth një e pesta e shërbimeve gjatë fundjavës do të anulohej, ndërsa të gjithë trenat do të përballeshin me vonesa prej rreth 1.5 orë.

Forcat franceze të sigurisë janë duke hetuar njerëzit që qëndrojnë pas sulmeve të së premtes. Kryeministri Gabriel Attal i përshkroi sulmet si akte sabotimi por nuk pranoi të spekulojë kur u pyet në një intervistë televizive për mundësinë e militantëve të majtë ose aktivistëve mjedisorë që qëndrojnë pas sabotimit.

Prokurori i Parisit hapi një hetim mbi një përpjekje të dyshuar për të minuar interesat themelore kombëtare duke thënë se ky krim mbart një dëenim deri në 20 vjet burg. Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse bandat janë të përfshira dhe sulmet në një sistem të automatizuar të përpunimit të të dhënave.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share