MICKOSKI:KA KEQPËRDORIME NË AKADEMINË E GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për bastisjen e djeshme në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve vlerson se ka keqpërdorime, sipas tij, ka indikacione për krijimin e një qendre pushteti në prokurori dhe gjyqësor që është e kontrolluar nga partia.
“Me sa di unë, ka indicie për abuzime, ka indikacione për krijimin e një qendre pushteti në prokurori dhe gjyqësor që është e kontrolluar nga partia, përmes shpalljeve të manipuluara, zgjedhjeve e të ngjashme. Ka indikacione të tilla, nëse do të vërtetohen do të tregojë MPB-ja”, tha Mickoski.
Sipas tij, nëse vërtetohen këto indikacione, do të jetë një dëshmi më shumë se Prokuroria dhe gjyqësori janë të kapur nga partia.
“Ne do të vazhdojmë në vazhdimësi luftën kundër kriminelëve në sistemin e drejtësisë. Po e përsëris, bëhet fjalë për përjashtime. Kemi shumë prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, por fatkeqësisht janë në prapavijë, këta janë në radhë të parë të paktë dhe prandaj situata është kështu, pra besimi është dy për qind modest”, tha Mickoski.
Mickoski I bindur se në vend duhet të mbizotërojë drejtësia./tvklan.mk/