Lojërat e fatit – Mexhiti: Nis rrënimi i Perandorisë së bixhozit – ASH: Votoni propozimin tonë!

Përmes një postimi në Facebook, Zv/Kryeministri I Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ka njoftuar se fillon procesi i rrënimit të perandorisë së bixhozit, sic shkruan, të ndërtuar në shoqërinë tonë nga ana e qeverisë së kaluar.

“Me heqjen e licencave për dy kompani bixhozi dhe ndalimin e organizimit të lojërave të fatit nga ana e tyre, Qeveria e re sot fillon me realizimin premtimit se do ta heqim kumarin nga shtëpitë tona, nga familjet tona, nga fëmijët tanë!”, shkruan Mexhiti.

Por, nga ASH-ja e Ziadin Selës, thonë se paralajmërimet pompoze për gjoja luftën kundër kumarit, përmes marrjes së licencës dy kompanive që nuk kanë paguar tatime, janë një tentim për t’i hedhur pluhur syve qytetarit dhe për ta mbuluar mashtrimin e madh të Qeverisë jolegjitime.

“Kjo nuk është luftë kundër kumarit, por më shumë ngjason në luftë mes kumarxhinjve, ku dikujt i merret licenca për tu liruar terren veprimi kompanive të tjera, e ndoshta edhe për të dhënë licenca për kompani të treta të afërta me pushtetin. Lufta e vërtetë kundër kumarit bëhet vetëm me zgjidhje ligjore, me mbylljen e të gjitha bastoreve dhe kazinove përnjëherë”, thonë nga ASH e Selës.

ASH-ja I rekomandon Qeverisë, sic thonë, nëse nëse vërtetë duan ta luftojnë bixhozin, ta votojnë propozimin e Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Evropian, me të cilin parashihet që objektet e lojërave të fatit të mbyllen në të gjithë vendin dhe ato të veprojmë vetëm në hotele me pesë yje. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share